129 ushtarë u larguan vullnetarisht nga FSK gjatë vitit 2023
129 ushtarë u larguan vullnetarisht nga FSK gjatë vitit 2023 12.02.2024 | 15:50
221 pjesëtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2023, prej tyre 59 kanë shkuar në pension të rregullt. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për 2023, raporton RTKlive.
 
Maqedonci tha se 129 pjesëtarë janë larguar vullnetarisht për shkak të pagave e mundësive që u janë ofruar jashtë këtij institucioni.
 
Me këtë rast ai theksoi se me sfida të tilla mund të përballen edhe viteve në vijim.
 
"Gjatë vitit 2023, 221 ushtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt, që janë 59 pjesëtarë. 129 pjesëtarë kanë lëshuar punën vullnetarisht. Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga aspekti i pagës, mundësitë që ju ofrohen jashtë institucionit. Ky nuk është trend vetëm tek ne po edhe në ushtritë e shteteve tjera", theksoi ai.
 
I pari i dikasterit të Mbrojtjes gjatë raportimit përmendi edhe sfidat tjera, por të cilat kanë filluar t’i zgjidhin. "Ka qenë për disa vite sfidë sigurimi i transportit. Prej datës 9 janar kemi filluar me transportin e organizuar. Të gjitha linjat aktualisht janë aktive dhe transporti është rregulluar për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Edhe uniformat kanë qenë një ndër sfidat po ashtu. Edhe ajo është adresuar. Ne kemi bërë një kontratë emergjente gjatë vjeshtës për shkak të nevojës se furnizimit të pjesëtarëve me çizme. 120 ditë pasi është nënshkruar kontrata (nga dhjetori) do të fillojë furnizimi me uniforma. Ne kemi pasur gjithashtu ankesa gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit bazuar në rregulloren që është shfuqizuar në vitin 2021. Aktualisht nuk kemi numër të saktë të padive që janë ngritur, mirëpo kemi një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve që kanë bërë ankesa", shtoi ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.