Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën 28.04.2026 | 03:03
Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Catalina Heine, në një përgjigje për Gazetën Express e pyetur lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Berlini zyrtar kërkon që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 
Heine ka thënë se janë duke e ndjekur procesin që po vazhdon.
 
“Ne po ndjekim procesin në vazhdim dhe presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Heine për Express.
 
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar për të dytën herë seanca e nisur të hënën nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
 
Ndonëse pa praninë e 2/3 e deputetëve, Haxhiu ka lejuar që të zhvillohet raundi i parë i votimit ku kanë marrë pjesë vetëm 64 deputetë.
 
Nga 64 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim, 63 vota kanë qenë për kandidaturën e Feride Rushitit dhe një votë e pavlefshme.
 
Sonte është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, bazuar në vendimin e fundit të Kushtetueses./Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.