Avdullah Hoti: Vërejtjet e FMN-së konfirmojnë dështimin e politikave ekonomike të qeverisë
Avdullah Hoti: Vërejtjet e FMN-së konfirmojnë dështimin e politikave ekonomike të qeverisë 23.02.2026 | 02:22
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas përfundimit të misionit dyjavor mbikëqyrës të Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, duke thënë se vërejtjet e këtij institucioni konfirmojnë shqetësimet e tij për menaxhimin ekonomik të vendit, raporton GazetaBlic.
 
Sipas Hotit, raporti i FMN-së nxjerr në pah rënien e rritjes ekonomike në 3.25 për qind në fund të tremujorit të tretë 2025, rritjen e inflacionit në 5.25 për qind në dhjetor, si dhe zgjerimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse në 9.6 për qind të PBB-së.
 
Ai thekson gjithashtu shqetësimet për nivelin e lartë të kredive bankare, pagat në sektorin publik, pagën minimale dhe nevojën për kursime në shpenzimet për mallra dhe shërbime.Hoti kritikon mungesën e investimeve publike dhe të politikave industriale, duke theksuar se importi është rritur ndjeshëm, ndërsa prodhimi vendor ka ngecur.
 
Ai shprehet se masat si vendosja e çmimeve tavan nuk janë zgjidhje për inflacionin, duke kërkuar politika zhvillimore që mbështesin sektorin privat dhe rrisin punësimin.Sipas tij, pa ekspertizë të mirëfilltë në politikat fiskale dhe industriale, nuk pritet reflektim nga qeveria e re.
 
Postimi i plotë:
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.