Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është deklaruar hapur rreth mosdekretimit të tij si Kryeprokuror i Shtetit, duke komentuar zërat publikë se arsye për këtë vendim mund të jetë tërheqja e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin në vitin 2021.
Në një intervistë për
“KallxoPërnime”, Isufaj e thekson se nuk e di arsyen e mosdekretimit të tij e ato që janë spekuluar se mund të jenë si justifikim nuk janë të mjaftueshme si argument konsideron ai.
“Unë mendoj që këtu nuk ka arsye hiç. Nëse kjo është arsyeja, kjo nuk duhet me qenë arsye. Por të jeni të sigurt se unë arsyet nuk i di për mosdekretim” tha Isufaj e tutje shpjegoi se sa i përket deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti s’ka besim tek ai bashkë me Presdenten Vjosa Osmani dhe ish kryekuvendarin Glauk Konjufca, Isufaj kishte qëndrim përsëri se nuk e sheh si argument bindës dhe la të nënkuptohet se kjo mund të jetë në benefit të një prokurori sa i përket ndarjes së pushteteve.
“Ata kanë thanë që s’më duan, edhe mirë që nuk m’dojnë. Nuk prishë punë. Nuk e di pse nuk më duan, pyetni ata” por kishte çka të theksonte rreth cenimit të integrimit të tij personal e profesional megjithatë Isufaj më pas “shiko… kurrë në jetën time, më para e pranoj vdekjen se poshtërimin. As edhe një lidhje me Radoiçiqin e as Radoiçiqët kurrë në jetë, as mirëdita as dobar dan. Unë i ftoj të gjitha institucionet e Kosovës që kush ka argument për mua në këtë drejtim të i prezantoj, por nuk ka çka me prezantu sepse kurrkush nuk e di më mirë se unë punën time për veten time.”
Isufaj e theksoi mungesën e logjikës së qasjes në emërtimin në poste të rëndësishme ku nevojitet ekuivalent i integritetit dhe aftësisë.
“Duhet me ditë krejt opinioni një gjë – integriteti është një, nuk është dy e as tre, integriteti ose ekziston ose nuk ekziston. Nëse ekziston, unë e plotësoj atë kusht. Nëse nuk ekziston tek unë, unë nuk duhet të jem as kryeprokuror i Prokurorisë Speciale”- tha ai.
Kryeprokurori i Speciales, tha se nuk flet me presidenten Vjosa Osmani e as me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe se kufizon komunikimin në obligimet ligjore duke mos shprehur opinion pozitiv ose të kundërt rreth çështjes.
“Rrallë i shoh, jo nuk flasim. Unë komunikimin e bëj në bazë të obligimeve ligjore. Me ata që nuk kam obligim ligjor, atëherë është çështje e vullnetit. Është diçka tjetër ajo që e kam obligim, diçka tjetër ajo që dua me e ba.”
Pretendimet e Presidentes Vjosa Osmani, e cila pati përmendur në një konferencë se i është thënë që do të përballet me aktakuzë nëse nuk e dekreton Isufajn, ai ishte mohues kategorikisht dhe i revoltuar nga fushata e njollosjes siç tha ndaj tij më pas.
“Ata që më njohin e dinë se unë nuk jam naiv. Kurrë në jetën time diçka e tillë prej gojës sime nuk ka dalë. Unë jam përmbajtur shumë përkundër sulmeve dhe fyerjeve që mi kanë ba në mënyrë të parreshtur. Nuk mendoj unë për këto pjesë”- tha në fund Isufaj për KallxoPërnime.
I pyetur për kritikat ndaj procesit të përzgjedhjes në Këshillin Prokurorial, që janë përmendur si arsye për mosdekretimin e tij, Isufaj theksoi se nuk është ai që duhet të mbrojë KPK-në, por që procesi ishte i rregullt dhe transparent.
“Unë nuk jam ai që duhet me e ba avokatin e Këshillit. Unë kam qenë një kandidat që ju kam nënshtru një procesi në bazë të konkursit që ka shpallur Këshilli Prokurorial i Kosovës. Deri më sot unë asnjëherë nuk kam parë një vendim të arsyetuar se pse unë nuk jam i dekretuar. Ose nuk kam parë nga askush, deri më sot pse ky proces qe i mangët, cili ligj u shkel, cila normë u shkel? Përveç një pretendimi abstrakt, procesi… procesi.”
Blerim Isufaj ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit me 11 vota pro./gazetametro.net