Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit 10.03.2026 | 08:39
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit.
 
Nga data 9 mars e deri më 31 mars, Kushtetuesja ua ndalon çdo veprim Kuvendit dhe Presidentes lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.
 
Në kërkesën e tij, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pretenduar se presidentja Vjosa Osmani ka bërë, siç thotë ai, “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës të premten e kaluar.
 
Në kërkesën e tij, Kurti ka kërkuar nga Kushtetuesja që sa më shpejt të vendosë masë të përkohshme, pasi sipas tij zhvillimet e mëtejshme mund të kenë ndikim të madh në funksionimin dhe stabilitetin institucional të vendit, “duke krijuar një situatë të pasigurisë juridike dhe institucionale”.
 
Ai konsideron se vendosja e kësaj mase ishte e domosdoshme edhe për faktin se Osmani mbajti më pas një takim konsultativ me partitë politike lidhur me datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
 
“Në vijim, parashtruesi i kërkesës sqaron se: ‘Vendosja e masës së përkohshme imponohet gjithashtu nga një rrethanë tjetër me peshë të veçantë kushtetuese. Pas nxjerrjes së Dekretit të kontestuar nr. 24/2026, në të njëjtën ditë, 6 mars 2026, Presidentja e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapat e parë për materializimin e efekteve të tij juridike, përkatësisht përmes thirrjes së partive politike në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme’”, thuhet në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, njofton Klankosova.tv.
 
Kurti thotë se pa vendosjen e një mase të përkohshme do të kishte rrezik “të menjëhershëm dhe real” që presidentja t’i shpallte zgjedhjet e reja.
 
“Nëse dekreti i kontestuar do të mbetet në fuqi, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin brenda afatit kushtetues prej dyzet e pesë (45) ditësh, duke e shndërruar kështu këtë akt në një proces institucional të pakthyeshëm në praktikë. Në këto rrethana, rreziku kushtetues nuk është më hipotetik, por i menjëhershëm dhe real…”, thuhet tutje në kërkesë.
 
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, me të cilën i ndalohet presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri në fund të këtij muaji.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.