Mbahet pritje ngushëlluese për Eliot Engel në Nju-Jork
Mbahet pritje ngushëlluese për Eliot Engel në Nju-Jork 20.04.2026 | 02:40
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork dhe veprimtari Harry Bajraktari kanë organizuar një pritje ngushëlluese e cila mbahet sot me rastin e ndarjes nga jeta të kongresmenit Eliot Engel.
 
Harry Bajraktari, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar komunitetin shqiptaro-amerikan të marrë pjesë në pritjen për ngushëllime në nder të Kongresmenit Eliot Engel, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, në bashkëpunim me të.
 
“Pjesëmarrja juaj nderon figurën e një miku të madh të kombit tonë, i cili për më shumë se tre dekada ishte një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të çështjes shqiptare”, thekson ai.
 
Ai vlerëson se si ligjvënës dhe ish-Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel mbetet një nga personalitetet më meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt NATO-s, si dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
 
“Kombi shqiptar do t’i mbetet përjetësisht mirënjohës njeriut që qëndroi gjithmonë pranë nesh. Zoti e bekoftë Kongresmenin Engel, familjen e tij, popullin amerikan dhe atë shqiptar”, thekson Bajraktari.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.