Monitorimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, delegacioni i AP të KiE-së do të vijë me 18 anëtarë
Monitorimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, delegacioni i AP të KiE-së do të vijë me 18 anëtarë 04.02.2025 | 16:08
Një delegacion 18-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i drejtuar nga austriakja Petra Bayr, do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.
 
Në njfotim theksohet se delegacioni do të jetë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt, është njoftuar nga PACE.
 
“Delegacioni do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kryevëzhguesin e misionit të BE-së për monitorim të zgjedhjeve, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave, me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, përpara se të vëzhgojë votimin më 9 shkurt”, thuhet në njoftim.
 
Një përfaqësues i Komisionit të Venecias, grup i ekspertëve ligjor të pavarur të Këshillit të Evropës, do të ofrojë këshilla ligjore gjatë misionit vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare.
 
Kryetarja e delegacionit, Petra Bayr, pritet të mbajë konferencë për media të hënën më 10 shkurt në orën 14:00 në Prishtinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.