Osmani në Vjenë: Është koha e fundit që Evropa t`i thotë “PO” liberalizimit të vizave
Osmani në Vjenë: Është koha e fundit që Evropa t`i thotë “PO” liberalizimit të vizave 18.11.2022 | 16:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë.Ajo gjatë fjalimin u shpreh se Kosova është Evropë dhe se të jesh kosovar, do të thotë të jesh evropian.
 
“Kosova është Evropë dhe të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Ne e kemi ndjerë miqësinë dhe mbështetjen nga Paneuropa në kohët tona më të vështira, në vitet e 90-ta, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i presidentit Rugova dhe një mik i madh i popullit tonë, u bë një nga zërat më të fortë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, u shpreh ajo.
 
Osmani gjithashtu gjatë këtij fjalimi kërkoi sërish liberalizimin e vizave për kosovarët
 
Presidentja tha se është koha e fundit që Evropa të hapë dyert dhe zemrën siç u shpreh ajo, për evropianët më të rinj.“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur një mesazh për të gjitha shtetet anëtare evropiane. Është koha e fundit që Evropa t’i hapë dyert dhe zemrën evropianëve më të rinj për kosovarët, duke i thënë “PO” liberalizimit të vizave në këtë kohë vendimtare do të thotë të hedhim hapin përpara dhe t’i bashkohemi Evropës”, u shpreh ajo.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.