Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pjesë e homazheve në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pjesë e homazheve në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani 02.06.2022 | 16:26
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesë e homazhe në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani. Presidentja Osmani u prit nga Presidenti Meta.
 
Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit këtë të enjte, ndërsa vendi është në ditë zie.
 
Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.
 
Homazhet në Presidencë vijojnë edhe sot prej orës 10:00, ndërsa nderojnë ish-presidentin politikanë, zyrtarë të lartë dhe dashamirës të tij.
 
Arkmorti ish presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të të mërkurës.
 
Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të tij.
 
Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre  e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.
 
Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të  Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.
 
Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri./Top Channel
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.