Bisedë telefonike mes Leonit XIV dhe Presidentit Herzog: të rihapen të gjitha kanalet e dialogut
Bisedë telefonike mes Leonit XIV dhe Presidentit Herzog: të rihapen të gjitha kanalet e dialogut 03.04.2026 | 14:20
Me rastin e festave të Pashkëve, u zhvillua një telefonatë sot paradite, më 3 prill, mes Papës dhe kreut të Shtetit të Izraelit. U konfirmua nevoja për të rihapur dialogun diplomatik "me synim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në mbarë Lindjen e Mesme". U nënvizua rëndësia e mbrojtjes së civilëve dhe promovimi i respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
 
Të rihapen të gjitha kanalet e dialogut. Kjo është ajo që u konfirmua gjatë një telefonate, paraditen e sotme, 3 prill, mes Leonit XIV dhe Isaac Herzog, President i Shtetit të Izraelit, me rastin e festave të Pashkëve.
 
Siç informon Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "gjatë bisedës u rikonfirmua nevoja për të rihapur të gjitha kanalet e mundshme të dialogut diplomatik, për t'i dhënë fund konfliktit të rëndë në vijim, me synim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në mbarë Lindjen e Mesme".
 
Gjatë bisedës, gjithashtu, vëmendja u ndal te rëndësia e "mbrojtjes së popullatës civile dhe promovimit të respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare", saktëson më tej komunikata e Zyrës së Shtypit të Vatikanit./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.