Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani po përpiqet në zgjidhjen e situatës së tyre të udhëheqësve politik, duke kërkuar nga SHBA’ja hapjen e Ngushticës së Hormuzit, transmeton Gazeta Metro.
Trump shprehet optimist se teokracia islamiste iraniane do gjej shumë shpejtë një zgjidhje, deri sa ka njoftuar se ka marr lajm që momentalisht Irani ndodhet në një “gjendje kolapsi”.
“Irani sapo na ka njoftuar se ndodhet në një “gjendje kolapsi”. Ata duan që ne ta “hapim Ngushticën e Hormuzit” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën e udhëheqjes së tyre (gjë që besoj se do ta arrijnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, deklaroi Trump.
Irani momentalisht po shfrytëzon rezervat e fundit të fondit shtetëror sa për bukë e ushqime elementare, duke treguar një gjendje të rënduar./gazetametro.net