Izraeli rinis sulmet në Rripin e Gazës, konfirmohen më shumë se 400 viktima
Izraeli rinis sulmet në Rripin e Gazës, konfirmohen më shumë se 400 viktima 20.03.2025 | 03:37
Izraeli ka vazhduar me valën e sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, ku deri më tani janë konfirmuar më shumë se 400 viktima. Tel-Avivi ka akuzuar Hamasin se po refuzon t`i lirojë pengjet e mbetura, përderisa Hamasi dhe disa grupe në Izrael kanë thënë se qeveria izraelite qëllimisht ka thyer armëpushimin.
 
Pas gati dy muajve të qetësisë relative në Rripin e Gazës, forcat izraelite kanë nisur një valë të sulmeve ajrore, duke goditur qindra caqe në pjesë të ndryshme të territorit.
 
Sipas Tel-Avivit, forcat izraelite janë duke shënjestruar "caqe të Hamasit", por zyrtarët në Rripin e Gazës thonë se deri me tani janë konfirmuar më shumë se 400 viktima të kësaj vale të sulmeve, shumë prej të cilëve janë fëmijë.
 
 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendimi për sulme ka ardhur pasi që Hamasi po refuzon ti lirojë pengjet e mbetura si dhe propozimet për zgjatjen e armëpushimit.
 
Njëkohësisht, Hamasi ka thënë se sulmet e Izraelit qëllimisht goditën caqe civile dhe kërkuan që ndërmjetësuesit të mbajnë Tel-Avivin përgjegjës për shkatërrimin e armëpushimit.
 
 Besohet se në Rripin e Gazës ende mbahen 59 pengje Izraelite, më shumë se gjysma prej të cilëve janë ende të gjallë. Gjatë javëve të kaluara Hamasi kërkonte që dy palët të kalojnë në zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të nënkuptonte lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga dhe për rreth Gazës, përderisa Izraeli insistonte në vazhdimin e fazës së parë të marrëveshjes.
 
Vazhdimi i sulmeve ajrore në Gaza u kritikua ashpër edhe nga grupe të ndryshme brenda Izraelit, në mesin e të cilave edhe nga grupet që përfaqësojnë familjet e pengjeve, të cilat thanë se me këtë veprim "qeveria izraelite ka vendosur të heq dorë nga pengjet dhe të vazhdojë luftën", duke shtuar se qeveria e Netanyahut qëllimisht po e shkatërron procesin e paqes. Ata i bënë thirrje edhe presidentit amerikan, Donald Trump, që “të vazhdojë të veprojë, ashtu siç ka deklaruar dhe të ndërmarrë masa për ndalimin e luftës."
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.