Liban: Save the Children, mbi 290.000 të mitur janë zhvendosur me forcë
Liban: Save the Children, mbi 290.000 të mitur janë zhvendosur me forcë 17.03.2026 | 02:23
Më shumë se 290.000 fëmijë janë zhvendosur me forcë në Liban në vetëm dy javë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Çështjeve Sociale të vendit të kedrave. 850 persona raportohet se janë vrarë në vend, përfshirë 103 fëmijë. Mbi 130.000 persona janë strehuar në shkolla të mbipopulluara, të përshtatura si strehimore kolektive, dhe në stadiume sportive në Bejrut.
 
Më shumë se 290.000 fëmijë janë zhvendosur me forcë në Liban në vetëm dy javë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Çështjeve Sociale të vendit të kedrave. 850 persona raportohet se janë vrarë në vend, përfshirë 103 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Fëmijët kapen pas kafshëve të tyre shtëpiake të dashura dhe lodrave ndërsa largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, i cili po ndërpret gjithashtu edhe aksesin në kujdesin jetik mjekësor, përfshirë atë për më të vegjlit dhe gratë shtatzëna. Kështu deklaron Save the Children, punonjësit e së cilës raportojnë se familjet janë larguar duke marrë me vete vetëm gjërat më të domosdoshme, shpesh pa pasur kohë të përgatisin dokumente të rëndësishme, rroba apo ilaçe. Në të njëjtën kohë, aksesi në kujdesin thelbësor mjekësor është ndërprerë.
 
Stafi i Save the Children, organizatës ndërkombëtare të pavarur, ka deklaruar se shumë njerëz tani nuk arrijnë të kenë akses në trajtimet e rregullta të dializës apo në kujdesin e vazhdueshëm onkologjik. Në një rast, një grua u detyrua të lindte në makinë për shkak të trafikut paralizues që bllokonte rrugët e Bejrutit gjatë përpjekjes për të shpëtuar nga sulmet.
 
Mbi 130.000 persona janë strehuar në shkolla të mbipopulluara, të përshtatura si strehimore kolektive, dhe në stadiume sportive në Bejrut. Vlerësohet se mbi 50 persona ndajnë një banjë të vetme, me akses minimal në kuzhina dhe strehimore pa qilima, soba dhe batanije, në të ftohtin e dimrit. Familjet tregojnë se flenë në tokë, të pambrojtur. Rreth 118.590 persona kanë hyrë në Siri nga Libani që nga 2 marsi, dhe punonjësit e organizatë ndërkombëtare të pavarur Save the Children raportojnë për prindër të detyruar të braktisin familjarët e tyre dhe persona të bllokuar në pikat kufitare mes Sirisë dhe Libanit.
 
Për më tepër, sipas Kombeve të Bashkuara, deri në 3,2 milionë njerëz janë zhvendosur në Iran dhe rreth 1.700 afganë çdo ditë po kthehen në Afganistan nga Irani që nga fillimi i armiqësive. Save the Children po shpërndan ndihma bazë në Liban dhe në kufirin me Sirinë, si batanije, dyshekë, jastëkë, artikuj për foshnja, kite higjienike, ujë dhe po ofron mbështetje fillestare psikologjike.
 
Shumë njerëz në Liban po përjetojnë zhvendosjen e dytë ose të tretë në jetën e tyre; ka familje që kthehen në të njëjtat strehimore ku ishin strehuar në vitin 2024. Save the Children vepron në të gjithë rajonin, me programe në Liban, në Territoret e Pushtuara Palestineze, në Siri, Irak, Jemen, Afganistan dhe Pakistan./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.