Lufta në Ukrainë: Leoni XIV përsërit thirrjen e tij për armëpushim
Lufta në Ukrainë: Leoni XIV përsërit thirrjen e tij për armëpushim 24.02.2026 | 03:03
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV përsëriti me forcë thirrjen që të heshtin armët e të ndalen bombardimet. "Të arrihet pa vonesë armëpushimi e të forcohet dialogu"- bëri thirrje Leoni XIV katër vjet pas fillimit të "luftës kundër Ukrainës". Paqja nuk mund të shtyhet, theksoi: "Çdo luftë është plagë e shkaktuar mbi të gjithë familjen njerëzore, që lë pas vdekje, shkatërrim dhe gjurmë dhimbjeje ndërmjet breznive".
"Zemra ime është ende e prekur nga kjo situatë dramatike, para syve të të gjithëve": Papa Leoni XIV, menjëherë pasi tha lutjen e Engjëllit të dielën e parë të Kreshmëve, në Sheshin e Shën Pjetrit, para 20.000 besimtarëve nga çdo kontinent, kujtoi menjëherë "luftën kundër Ukrainës". Të martën mbushen katër vjet që kur Ukraina u pushtua në shkallë të gjerë nga Rusia. Për Atin e Shenjtë, është edhe një herë mundësi ta kujtojë këtë konflikt dhe të shprehë zemërimin për vazhdimin e tij.
 
"Sa viktima, sa jetë dhe familje të shkatërruara! Sa rrënime!" kujtoi ai. “Sa shumë vuajtje të papërshkrueshme”, vazhdoi, duke pohuar se “çdo luftë është vërtet plagë e shkaktuar mbi gjithë familjen njerëzore; lë pas vdekje, shkatërrim dhe gjurmë dhimbjeje e shenja ndër breza”.
  
Thirrje për armëpushim
 
Për Leonin XIV, “paqja nuk mund të shtyhet; është domosdoshmëri urgjente, që duhet të gjejë vendin e saj në zemra dhe të kthehet në vendime të përgjegjshme”. Përballë këtij realiteti, Papa e ripërtërin me forcë thirrjen që “armët të heshtin” dhe “bombardimet të ndalen”.
 
“Të përfundojë  armëpushimi pa vonesë dhe të forcohet dialogu për të hapur rrugën për paqe”, nxiti, përpara se t’i ftonte të gjithë të bashkoheshin në lutje për “popullin martir ukrainas”, por edhe “për të gjithë ata që vuajnë për shkak të kësaj lufte si dhe të gjitha konflikteve në botë, në mënyrë që dhurata e shumëpritur e paqes të shkëlqejë mbi ditët tona”.
 
Bombardime të pandërprera ruse
 
Më 24 shkurt 2022, ushtria ruse pushtoi Ukrainën, ndonëse Kremlini nuk njihte zyrtarisht ndonjë luftë në atë kohë. Që atëherë, Papa Françesku, e pas tij Papa Leoni XIV, u bënë thirrje vazhdimisht palëve të ndryshme të ulin armët dhe të fillojnë dialogun. Ky dialog filloi nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, por seancat e ndryshme, së fundmi në Oman dhe më pas në Gjenevë, nuk dhanë rezultate konkrete.
 
Gjatë gjithë bisedimeve trepalëshe, luftimet në vijat e frontit vazhduan, ashtu si edhe bombardimet ruse në territorin ukrainas, duke synuar veçanërisht infrastrukturën energjetike dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike e pa ngrohje. Situata vijoi edhe të dielën në gjashtë rajone në lindje dhe juglindje të vendit, sipas Ministrisë së Energjisë të Ukrainës. Të dielën në mëngjes, disa raketa balistike ruse morën në shënjestër Kievin, kryeqytetin ukrainas. U goditën ndërtesat e banimit dhe linjat hekurudhore. Ushtria ruse lëshoi  ​​50 raketa dhe 300 dronë drejt Ukrainës. Kjo situata, që vijon!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.