NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT 01.06.2026 | 15:32
Një meteor shpërtheu në brigjet e Massachusetts në SHBA, duke shkaktuar një zhurmë të fortë që mund të dëgjohej në të gjithë shtetin, ndërsa NASA tha se energjia e çliruar gjatë shpërbërjes së tij ishte e barabartë me shpërthimin e rreth 300 tonëve TNT.
 
Sipas raporteve paraprake të paraqitura në Shoqërinë Amerikane Meteorologjike, dhjetëra njerëz raportuan se e panë topin e zjarrtë, nga Bostoni në Ispwich dhe Johnston në Long Island, raporton CBS.
 
Të dhënat satelitore të rrufeve nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike treguan një shenjë në përputhje me një meteor në të njëjtën kohë kur u raportua shpërthimi, dhe se meteori ka të ngjarë të ketë hyrë në atmosferë mbi Bregun Jugor pranë Bostonit.
 
“Meteori duket se është shpërbërë në një lartësi prej 64 kilometrash mbi Massachusettsin verilindor dhe New Hampshire. Energjia e lëshuar gjatë shpërbërjes vlerësohet të jetë ekuivalente me rreth 300 ton TNT, gjë që shpjegon shpërthimin e fuqishëm”, tha NASA në një deklaratë.
 
Shona Edson, edukatore në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës Smithsonian, tha se nëse një meteor do të kishte rënë në brigjet e Massachusetts, do të ishte e pamundur që pjesët e tij të gjendeshin, duke shtuar se shumica dërrmuese e meteoritëve bien në oqean sepse Toka është kryesisht ujë.
 
Në mars, një meteor shpërtheu mbi Ohio dhe vetëm disa ditë më vonë, një tjetër u regjistrua mbi Teksas që krijoi një valë të fuqishme goditëse dhe shpërndau meteoritë në të gjithë zonën e Houston, përfshirë një fragment që thuhet se shpoi çatinë e një shtëpie.
 
Shkencëtarët e Shoqatës Amerikane të Meteorëve vunë re gjithashtu një rritje të pazakontë të numrit të topave të mëdhenj të zjarrit dhe bumeve sonike gjatë muajve të parë të vitit 2026. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.