Papa: lufta ngjall luftë tjetër, Rusia dhe Ukraina duhet t’i ndalojnë sulmet mbi civilët
Papa: lufta ngjall luftë tjetër, Rusia dhe Ukraina duhet t’i ndalojnë sulmet mbi civilët 10.08.2026 | 14:28
Thirrje prekëse e Leonit XIV në Engjëllin e Tënzot për "respektimin e ligjit humanitar" dhe "fundin e spirales së dhunës" në Ukrainë e Rusi: "Jepini hapësirë ​​diplomacisë dhe dialogut për të hapur rrugën drejt paqes!". Papa shpreh shqetësimin edhe për situatën tragjike në Sudan, veçanërisht në qytetin e el-Obeid: bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë "përpjekjet" për një armëpushim të menjëhershëm. E kërkon lutje, që Zoti t’i "shndërrojë zemrat e atyre, të cilët mbjellin dhunë“
 
E shikon me "dhimbje" të thellë Papa Leoni XIV, çka po ndodh në Ukrainë e në Rusi, me shumëzimin dramatik të sulmeve ndërkufitare, që i shohin civilët, përfshirë edhe fëmijët, si viktimat kryesore. Dronët, raketat dhe bombat reshen pa pushim mbi qytetet e mëdha dhe në zonat kufitare, duke goditur ndërtesa apartamentesh, lagje, tregje e madje, edhe vendpushime bregdetare, siç ndodhi rreth një jave më parë në një plazh të Detit të Zi.
 
Papa i quan këto "lajme të dhimbshme", "episode tragjike", për këta "njerëz të pafajshëm, të vrarë dhe të plagosur" - mbi 300 nga qershori deri më sot, sipas Misionit Monitorues të OKB-së - dhe bën një thirrje të fortë në fund të lutjes së Engjëllit këtë të diel, 9 gusht, duke iu drejtuar si Kievit - ashtu edhe Moskës.
 
Jam pranë familjeve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që vuajnë si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm. Përballë kaq shumë dhimbjeje, ripërtërij thirrjen time të sinqertë për respektimin e ligjit humanitar dhe për t'i dhënë fund sulmeve kundër objektivave civile, nga të dyja palët.
 
Të ndalohet spiralia e dhunës
 
Papa kërkon edhe një herë respekt për "ligjin humanitar", siç ka bërë gjatë thirrjeve të shumta publike në të kaluarën, duke inkurajuar vendet në konflikt dhe të gjithë bashkësinë ndërkombëtare që të rivendosin mjetet e diplomacisë e të dialogut, për të nxitur paqen. Këtë kërkesë Papa e përsëriti edhe sot nga dritarja e Pallatit Apostolik.
 
Lufta nuk bën gjë tjetër veçse të lindë një luftë tjetër dhe të shkaktojë vuajtje të mëdha. Është koha për ta ndaluar spiralen e dhunës dhe për t'i dhënë hapësirë ​​diplomacisë e dialogut, që t’i hapin 
 
Dhimbje për Sudanin
 
Nga Evropa Lindore, Leoni XIV e zhvendos shikimin në Afrikën Veriore, konkretisht në Sudan, një territor i shkatërruar nga ndeshja e Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) kundër Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Luftimet katandisen në një katastrofë humanitare të paparë, me mbi 150,000 viktima të drejtpërdrejta, masakra të civilëve, uri dhe mungesë të kujdesit mjekësor. Papa na siguron se po e ndjek situatën "tragjike" në vend "me shqetësim", veçanërisht në qytetin el-Obeid, kryeqytetin e shtetit të Kordofanit të Veriut. Shpreh edhe "afërsinë e tij shpirtërore" me të gjithë popullin sudanez, ndërsa u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve lokale dhe ndërkombëtare:
 
Përsërit thirrjen time drejtuar autoriteteve që të garantojnë korridore humanitare për popullsinë civile. Në të njëjtën kohë, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë përpjekjet që synojnë arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm.
 
Përballë këtyre dramave, Papa i nxit gjithashtu të krishterët të “zhveshin” të vetmen "armë" që kanë: lutjen. "Le të lutemi që Zoti të mbështesë ata të cilët vuajnë, të konvertojë zemrat e atyre që mbjellin dhunë dhe të japë paqen e shumëpritur".
 
Një kuptim më i mirë i shenjtorëve
 
Papa Leoni iu drejtua edhe një herë besimtarëve në fund të Engjëllit, pasi përshëndeti grupet e ndryshme të pranishme në Shesh, pavarësisht vapës romake dhe kujtoi vizitën e tij të fundit në Asizi, ku u takua me mijëra të rinj në Takimin Rinor Françeskan Go! 2026. Papa u kërkoi të rinjve dhe të rejave që e dëgjonin të shikonin kalendarin liturgjik, i cili në këto javë ofron figura "të mrekullueshme" shenjtorësh: Shën Dominikun, themeluesin e Predikimit të fretërve; Shën Terezën Benedikta e Kryqit, Edith Stein, murgeshë karmelitane e vrarë në Auschwitz dhe bashkëshenjtore mbrojtëse e Evropës (përkujtimi liturgjik i së cilës festohet sot); Shën Lorencin, diakon i Kishës së Romës dhe Shën Kiarën e Asizit, e cila la një jetë të rehatshme, për të ecur me Jezusin në varfëri dhe përvujtëri, duke ndjekur shembullin e Shën Françeskut.
 
Papa pothuajse na beson një detyrë në këto ditë të mesit të gushtit: të thellojmë kuptimin e këtyre dëshmive të mëdha, që bënë historinë e Kishës.
 
Të dashur të rinj, entuziazmohuni nga këta dëshmitarë shembullorë të Ungjillit!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.