Papa: në Sudan "vuajtje të papranueshme", të ndërpritet zjarri
Papa: në Sudan "vuajtje të papranueshme", të ndërpritet zjarri 03.11.2025 | 03:36
Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Leoni XIV kërkoi paqe për “Vendin e martirizuar”, Darfurin e Veriut, nga sulme dhe vrasje në masë. Papa kërkon ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur ndihmat. Më pas lutet për Tanzaninë, të plaçkitur nga protestat pas zgjedhjeve presidenciale: "Shmangini të gjitha format e dhunës dhe ndiqni rrugën e dialogut". Së fundmi, Papa kujton Meshën e pasdites në Varrezat e Veranos:
 
"Do të lutem për të vdekurit që nuk i kujton askush ".
 
Dhimbje e dukshme në fjalët e Leonit XIV shqiptuar nga dritarja e Pallatit Apostolik të Vatikanit kur, në fund të lutjes së Engjëllit zë Zotit sot, 2 nëntor, kujtoi tragjedinë e tmerrshme që po zhvillohet aktualisht në Sudan. Një vend i gjunjëzuar tashmë nga konflikti dhe dhuna e llojeve të ndryshme, me zhvendosjen e afërsisht 13 milionë njerëzve, së bashku me 30 milionë burra dhe gra të tjerë, të moshuar dhe fëmijë, që kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare. Tani situata është keqësuar dramatikisht pas rënies së kryeqytetit të Darfurit të Veriut, El Fasher, i dërmuar nga vrasje masive, sulme me motive etnike dhe brutalitet të llojeve të ndryshme.
 
Lajme "tragjike" për Papën, që e quan Darfurin e Veriut "të martirizuar”.
 
“Dhunë pa dallim ndaj grave dhe fëmijëve, sulme ndaj civilëve të pambrojtur dhe pengesa e rënda për veprimin humanitar po shkaktojnë vuajtje të papranueshme për një popullsi tashmë të rraskapitur nga muaj të gjatë, ngarkuar me konflikte”.
 
Pushtimi i kryeqytetit të Darfurit të Veriut, El Fasher, përplot me vrasje masive, sulme me bazë etnike dhe mizori të tmerrshme, e ka përkeqësuar situatën në vend...
 
Mbështetje ndërkombëtare për ata që ofrojnë ndihmë
 
Në ditën që Kisha përkujton besimtarët e vdekur, Papa kujton të gjithë të vdekurit sudanezë, duke iu lutur Zotit t’i pranojë shpirtrat e tyre. Në të njëjtën kohë, kërkon mbështetje për vuajtjet dhe i lutet Zotit t’i prekë zemrat e atyre që janë përgjegjës. Prej këndej, nis "një thirrje prekëse"  "për armëpushimin dhe hapjen urgjente të korridoreve humanitare".
 
Së fundmi, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë me vendosmëri dhe bujari, duke ofruar ndihmë dhe duke mbështetur ata që punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë - thekson.
 
Të shmanget dhuna në Tanzani
 
Me shikimin e tij të fiksuar ende në Afrikë, Papa kërkoi lutje edhe për Tanzaninë, skenën e përleshjeve dhe dhunës që shpërthyen pas rizgjedhjes së presidentes në largim, 65-vjeçares Samia Suluhu Hassan, më 29 tetor. Në një klimë zgjedhore tashmë të njollosur nga një seri rrëmbimesh, fitorja u kundërshtua sepse kandidatët më të shquar të opozitës u përjashtuan nga gara presidenciale. Më pas shpërthyen protesta në rrugë, në të gjithë vendin, dhe qeveria mbylli internetin, vendosi shtetrrethimin dhe nisi ushtrinë. Rreth 700 njerëz u vranë, sipas partisë kryesore të opozitës në vend, ndërsa qeveria mohon çdo "përdorim të tepërt të forcës".
 
Papa më pas kërkoi lutje për këtë tokë dhe popullin e saj dhe nxiti të ndiqen rrugë të tjera për të gjetur zgjidhje të tjera. Rrugë paqeje.
 
Kujtimi i të gjithë të ndjerëve në Meshë, në Varrezat e Veranos
 
Papa i nxiti besimtarët ta shoqërojnë Meshën që do të kremtojë këtë pasdite në Varrezat Monumentale të Veranos, në shenjë  kujtimi e lutjje për të gjithë të ndjerët.
 
"Shpirtërisht, do të shkoj edhe te varret e të dashurve të mi; si dhe do të lutem për të vdekurit, që askush nuk i kujton. Por Ati ynë qiellor - shtoi Papa duke i bërë jehonë katekizmit së tij të mëparshëm - “na njeh, na do një nga një dhe nuk harron askënd!”.
 
Gjatë përshëndetjeve të tij, Leoni XIV përmendi më në fund përfaqësuesit e grupit PeaceMed, që vijnë nga vende të ndryshme mesdhetare. Janë të rinjtë pjesëmarrës në projektin - lindur nga thirrja e Papës Françesku për të “çarmatosur fjalët, për të çarmatosur mendjet dhe për të çarmatosur Tokën” - i cili synon të krijojë një kulturë të re dialogu, vëllazërie dhe bashkëpunimi në rajonin e Mesdheut. Nga 29 tetori deri më 4 nëntor 2025, djemtë dhe vajzat që marrin pjesë në nismë, do të mblidhen në Romë për Shkollën e Vjeshtës PeaceMed, një projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar, i promovuar edhe nga Caritasi italian: një javë formim dhe diskutim për temat e paqes, të dialogut e të frenimit të ndeshjeve./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.