Papa Leoni bën thirrje për dialog për t'i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Papa Leoni bën thirrje për dialog për t'i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme 20.04.2026 | 02:57
Dëshira për paqe që buron nga Afrika, falë fjalëve të Leonit XIV shqiptuar në fund të Meshës në Kimbala, para afërsisht 100.000 vetëve, shtrihet deri në zemër të Evropës, gjakosur nga konflikti në Ukrainë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, ku Papa uron të marrin fund të gjitha armiqësitë.
 
Ndërsa mendimi i tij shkon veçanërisht tek situata në Liban.
 
Gjatë lutjes mariane të Mbretëreshës së Qiellit në Kilamba, Leoni XIV dënoi intensifikimin e fundit të sulmeve në zemër të Evropës. "Armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut". Më pas, Papa inkurajoi ata që janë të angazhuar në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike në të gjithë Lindjen e Mesme, që të vijojnë dialogët e paqes.
 
Të përqafosh britmën e atyre që vuajnë
 
Gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore Papa Leoni XIV ia besoi Zojës Mari, "Nënës dhe shoqes së shtegtimit, gëzimin e Ngjalljes". Për çdo segment të njerëzimit që vuan nga shkaku i konfliktit, lutja e Papës i drejtohet asaj, Nënës së Jezusit, Nënës së Zemrës, “na ndihmoftë ta ndjejmë gjithnjë të gjallë dhe të fortë, pranë nesh, praninë e Birit të saj të ringjallur”.
 
Me këtë këngë gazmore nuk synojmë ta shlyejmë britmën e atij që vuan, por përkundrazi, ta përqafojmë atë dhe ta bashkojmë me zërin tonë në një harmoni të re, në mënyrë që, edhe në dhimbje të mbetet e gjallë drita e fesë e, bashkë me të, shpresa për një botë më të mirë.
 
Afërsi me popullin ukrainas, të heshtin armët
 
Mendimi i Papës shkoi në Ukrainë, ku një djalë 16-vjeçar u vra, ndërsa katër të rritur, tri gra e një burrë, u plagosën pas një sulmi me dron rus në qytetin e Chernihivit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 prill.
 
E dënoj thellësisht shkallëzimin e fundit të sulmeve kundër Ukrainës, që vijojnë të godasin edhe popullsinë civile. U shpreh afërsinë time të gjithë atyre që vuajnë dhe i siguroj lutjet e mia mbarë popullit ukrainas. Përsëris thirrjen time, që të heshtin armët dhe të ndiqet rruga e dialogut.
 
T’i jepet fund përgjithmonë armiqësive në Lindjen e Mesme
 
Më pas shqetësimi i Pasardhësit të Pjetrit iu drejtua Vendit të Kedrave, Libanit, që e vizitoi gjatë udhëtimit të tij të mëparshëm apostolik dhe që e kujtoi pak më parë Kryeipeshkvi i Luandës në falënderimin e tij në fund të kremtimit. Këtu armëpushimi është gjithnjë e më i brishtë.
 
Nga ana tjetër, armëpushimi i shpallur në Liban është arsye për shpresë, duke përfaqësuar një shenjë lehtësimi për popullin libanez dhe për Levanten. I inkurajoj ata që janë përkushtuar për të kërkuar zgjidhje diplomatike, t’i vazhdojnë bisedimet e paqes, në mënyrë që fundi i armiqësive në të gjithë Lindjen e Mesme të bëhet i përhershëm.
 
Së fundi, Papa përsëriti angazhimin dhe thirrjen e tij për të gjithë, që të përpiqen "sot dhe çdo ditë" për t’i bërë të rriten frytet e Pashkëve, që janë "dashuria, drejtësia e vërtetë dhe paqja, përtej çdo pengese e çdo vështirësie"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.