Papa pret në audiencë presidentin e Kroacisë Milanović
Papa pret në audiencë presidentin e Kroacisë Milanović 31.10.2025 | 03:08
Ati i Shenjtë Leoni XIV priti sot paradite në audiencë presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, i cili më pas në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit pati një takim gjatë të cili u fol për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, me një vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal.
 
Papa Leoni XIV priti, sot paradite, në audiencë në Vatikan, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Më pas kreu i shtetit kroat u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga monsinjor Daniel Pacho, nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
 
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
 
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u fol për çështje të ndryshme ndërkombëtare e rajonale, me një vëmendje të veçantë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal". Pas audiencës në Vatikan, Milanović vizitoi Kolegjit Papnor Kroat të Shën Jeronimit, ku u takua me studentët kroatë të universiteteve katolike të Romës./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.