Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë 10.02.2026 | 03:36
Më shumë se 50 emigrantë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur pasi një varkë emigrantësh u përmbys në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionit.
 
Ngjarja tragjike ndodhi në veri të qytetit Zuëara. Në bord ndodheshin 53 persona, ndërsa vetëm dy prej tyre arritën të shpëtohen. Të mbijetuarat janë dy gra nga Nigeria, të cilat morën ndihmë mjekësore nga IOM pas operacionit të shpëtimit të kryer nga autoritetet libiane.
 
Dëshmitarët raportuan se varka transportonte emigrantë me kombësi afrikane dhe ishte nisur nga Al-Zawiya, rreth 44 kilometra në perëndim të Tripolit, rreth orës 23:00 të datës 5 shkurt.
 
Organizata njoftoi se vetëm gjatë muajit janar, të paktën 375 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe drejt Evropës. Numri total për vitin 2026 vlerësohet të jetë të paktën 484 viktima.
 
IOM thekson se qindra vdekje të tjera besohet se nuk janë regjistruar. Gjithashtu, organizata ka raportuar se më shumë se 1,300 emigrantë janë zhdukur në Mesdheun Qendror gjatë vitit 2025.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.