Sulm me armë në SHBA, 8 fëmijë të vrarë në ngjarjen më të rëndë të vitit
Sulm me armë në SHBA, 8 fëmijë të vrarë në ngjarjen më të rëndë të vitit 20.04.2026 | 14:58
Një burrë ka qëlluar për vdekje tetë fëmijë në tre shtëpi të ndryshme në Shreveport të Luizianës, në orët e para të së dielës, sipas policisë amerikane. Ngjarja konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në SHBA që nga janari i vitit 2024.
 
Sipas Zyrës së Mjekësisë Ligjore të Qarkut Caddo, viktimat janë tre djem dhe pesë vajza, të moshës nga 3 deri në 11 vjeç. Autoritetet thanë se shtatë prej tyre ishin fëmijët e sulmuesit, ndërsa një ishte kushëri i tyre, raporton CNN.
 
Policia ka identifikuar autorin 31-vjeçarin, Shamar Elkins, ndërsa ngjarja është cilësuar si e natyrës familjare. Një adoleshent 13-vjeçar ka mbijetuar pasi u hodh nga kulmi i shtëpisë gjatë sulmit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse me lëndime.
 
Gjithashtu, dy gra të rritura janë plagosur në incident, njëra prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në dy lokacione të ndryshme dhe hetimet po vazhdojnë për motivet e ngjarjes.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.