I pyetur për programin e vizave H1-B që lejon punëtorët e specializuar të shkojnë në SHBA për të punuar, presidenti Donald Trump dha disa komente që bënë jehonë kudo nëpër media. Amerika ka nevojë për më shumë talentë, ishte mesazhi i presidentit, përcjell Gazeta Metro.
Në një intervistë në Fox News, gazetarja Laura Ingraham argumentonte se SHBA-së nuk i duhet një vërshim i të huajve që vijnë për punë dhe arsye të tjera. Ajo e pyeti presidentin nëse programi H1-B do të jetë prioritet për administratën e tij.
”Pajtohem me ju, por po ashtu na duhet të sjellim talentë këtu”, tha presidenti Trump, duke aluduar se në Amerikë nuk ka mjaftueshëm punëtorë të specializuar për profesione kyçe.
”Ne kemi mjaft talentë”, ia behu shpejt gazetarja, e cila tingëllonte e irrituar nga komenti i presidentit.
”Jo nuk kemi, jo nuk kemi. Nuk kemi disa talentë specifikë dhe njerëzit duhet të mësojnë”, tha Trump, duke shpjeguar se si disa industri specifike janë aq të vështira dhe të avancuara saqë është sfidë gjetja e punëtorëve të aftë për t’i kryer ato punë.
Ingraham: Does that mean the h-1b visa thing will not be a big priority for your administration?
Trump: You have to bring in talent
Ingraham: We have plenty of talent
Trump: No, you don’t
Ingraham: We don’t have talented people here? pic.twitter.com/8HopYhqMP1
— Acyn (@Acyn) November 12, 2025
Edhe pse presidenti doli në mbështetje të vizave për profesionistët e huaj, vlen të theksohet se administrata e tij e shtoi një klauzolë që kërkon pagesë prej 100 mijë dollarësh nga punëdhënësit që duan të marrin punëtorë të huaj përmes programit H1-B./gazetametro.net