Regjimi terrorist i Iranit ka pësuar edhe një goditje të fuqishme me vrasjen e krahut të djathtë të Ajetullahut tashmë të likuiduar nga forcat izraelito-amerikane, e Ali Larijani-t, sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, transmeton Gazeta Metro.
I revoltuar me vrasjen e tij u deklarua Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi që tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ende nuk e kanë kuptuar se qeveria iraniane nuk mbështetet vetëm në një individ.
“Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale. Prania ose mungesa e një individi nuk ndikon në këtë strukturë,” tha Araghchi.
Araghchi iu referua gjithashtu vrasjes së udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael më 28 shkurt. Ai theksoi se, pavarësisht humbjes së madhe kombëtare, “sistemi vazhdoi të funksiononte”./gazetametro.net