Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u deklarua lidhur me planin për ndalimin e armpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë, përcjell Gazeta Metro.
Presidentja u shpreh se duhet të arrihet një paqe e sigurt dhe e përhershme mes këtyre dy vendeve por sipas saj duke mos harruar se kufijt e Ukrainës nuk duhet të ndryshohen me forcë.
“Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme. Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën” tha Von der Leyen.
Me urgjencë Von der Leyen e sheh kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia në gjirin familjar, ku në të njëjtën kohë konfirmoi se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend./gazetametro.net