Protestat e mëdha anti-regjim kudo nëpër Iran detyruan regjimin e mullahëve që të shypin protestuesit dhunshëm dhe të kryejnë vrasje masive në Iran. 2000 njerëz janë vrarë për 48 orë në krejt Iranin, transmeton Gazeta Metro.
Sipas disa xhirimeve të siguruara nga Iran International, në netët e përgjakshme treguan skena të trupave të vdekur që binin në tokë, duke treguar një vrasje masive në zhvillim që nuk kufizohet vetëm në një numër të kufizuar qytetesh.
Më shumë se 400 trupa u panë të ekzekutuar nga regjimi islamist i tërbuar i mullahëve vetëm në Kahrizak.
Ndërprerja e internetit që filloi më 8 janar e ka bërë të pamundur marrjen e një pamjeje të plotë të ngjarjeve në terren, por më poshtë tregohet gjithçka brenda një sekuence disa sekondëshe./gazetametro.net