‘Presidenti ishte objektiv i mundshëm’: I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës
‘Presidenti ishte objektiv i mundshëm’: I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës 27.04.2026 | 03:11
I dyshuari për të shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do të dalë sot para gjykatës.
 
Personi i identifikuar është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.
 
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet “paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump – dhe se vetë Trump ishte një objektiv “i mundshëm”.
 
Më pak se një orë pas incidentit, Trump tha në një postim në Truth Social tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe më pas postoi foton e tij, raporton BBC, transmeton Klankosova
 
Zbatuesit e ligjit i thanë dje partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se i dyshuari po mbahej në një stacion të Departamentit të Policisë Metropolitane në veriperëndim të Uashingtonit dhe do të transportohej më vonë sot në një qendër paraburgimi në juglindje të kryeqytetit.
 
Ai pritet të akuzohet zyrtarisht sot për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të një arme zjarri.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.