“VV ose t’i bëjë institucionet, ose të lëshojë rrugë”/ Analistët: Votat s’mund të merren me zor
“VV ose t’i bëjë institucionet, ose të lëshojë rrugë”/ Analistët: Votat s’mund të merren me zor 08.05.2025 | 15:54
Ideja e LDK-së për një qeveri të tranzicionit është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.Ndërsa, PDK pas mbledhjes së kryesisë sot tha se çdo ide duhet të dëgjohet e diskutohet.
 
Megjithatë, sipas kësaj partie, duhet të bëhet një qeveri me partitë e opozitës së djeshme, teksa po ashtu theksuan se presidentja duhet t’i ftojë në një takim krerët e partive politike.Në anën tjetër, sot për herë të 12-të dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke u thirrur seanca e radhës pas 48 orësh (9 maj).
 
Por, si duhet të veprohet që të dilet nga kjo krizë institucionale?Ish diplomati Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic thotë se qytetarët po e paguajnë bllokadën në të cilën gjendet Kosova.
 
Sipas tij, VV ose duhet t’i bëjë institucionet ose të lëshojë rrugë.“Kosova është e bllokuar dhe po paguajnë qytetarët e saj. Partia fituese e garës ose duhet t’i bëjë institucionet shpejt ose të lëshojë rrugë, qoftë për qeveri të opozitës, qoftë për modalitete tjera”, u shpreh ai.
 
Arifi vlerëson se voza nuk mund të merret me zor dhe VV duhet ta kuptojë këtë.“Askush nga opozita e deridjeshme nuk do Kurti 3. Vota me zor nuk merret. Sa më shpejt që e kupton VV, aq më shpejt do të kemi Qeveri”, ka vlerësuar Avni Arifi.
 
Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për Gazeta Blic se LDK ofroi mundësi për zhbllokim që mund të përkrahet edhe nga ndërkombëtarët.Sipas tij, askujt nga skena politike e Kosovës s’po i ngutet që të formojë qeverinë, për shkak të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
 
“Po në fakt, LDK ofroi një mundësi zhbllokimi të situatës, e cila mund të përkrahet edhe nga ndërkombëtarët, për faktin se mund të vie një kryeministër konsensual, i cili mund ta shtyjë përpara çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mos të mbetet askush fajtor nga partitë e mëdha LVV, LDK, PDK. Sepse kërkesa ndërkombëtare ka qenë pas 3 apo 4 muaj të themelimit të Qeverisë së re të shtyhet përpara asociacioni, dhe mendoj se kjo mund të jetë njëra nga arsyet që s’po i ngutet askujt nga skena politike kosovare të bëhet Qeveria shpejt”, ka deklaruar Arbnor Sadiku./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.