Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret
Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret 16.03.2026 | 00:00
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret.
 
Ambasada nuk i ka komentuar prentendimet e zyrtarëve të LVV-së se ambasadorët me anë të vizitave të tyre në Kushtetuese po ndërhynë në këtë institucion.“Ambasada Gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret.”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për RTV21.
 
Ky qëndrim i Ambasadës vjen në një moment kur zyrtarët e LVV-së kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet kundërkushtetues.
 
Ndërkohë, sipas burimeve të RTV21, Gjykata Kushtetuese këtë të hënë nis shqyrtimin e dekretit të presidentes Osmani.
 
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese sa i përket dekretit të presidentes Osmani dhe punës në Kuvend deri më 31 mars.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.