Carafano: Trump i interesuar për të rifilluar dialogun Kosovë-Serbi mbi bazën e procesit të mëhershëm
Carafano: Trump i interesuar për të rifilluar dialogun Kosovë-Serbi mbi bazën e procesit të mëhershëm 06.05.2026 | 03:31
Eksperti amerikan për sigurinë kombëtare James Carafano, ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump mbetet e interesuar për të rifilluar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në qasjen e saj nga mandati i parë.
 
Në një intervistë për RTS, Carafano theksoi se Trump kishte qenë “shumë i qartë” për këtë çështje dhe kishte vendosur më herët një marrëveshje në tryezë si bazë për të ecur përpara. Sipas tij, ekziston interes për t’u rikthyer në atë proces dhe për të vazhduar negociatat.
 
“Shikoni, presidenti ishte shumë i qartë për këtë në mandatin e tij të parë dhe ai vuri një marrëveshje në tryezë se si të ecim përpara me Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se ai do të ishte shumë i interesuar të kthehej në këtë dhe të vazhdonte atë proces”.
 
Madje, ai shtoi se administrata amerikane është në kërkim të partnerëve të gatshëm për bashkëpunim dhe se do të avancojë me vendet që tregojnë vullnet për partneritet.
 
“Por mendoj se ai po kërkon partnerë me të cilët mund të punojë, dhe kjo është arsyeja pse ai do të ecë përpara me vendet që duan të bashkëpunojnë me të”, thotë Carafano, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta për mënyrën se si e shohin bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.  “Mendoj se administrata Trump ka qenë shumë e qartë se si e shohin partneritetin midis Kosovës dhe Serbisë”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.