Disa të arrestuar, mbi 40 persona target: Çka dihet deri me tani për aksionin e Prokurorisë ndaj ish-drejtuesve të BKS-së?
Disa të arrestuar, mbi 40 persona target: Çka dihet deri me tani për aksionin e Prokurorisë ndaj ish-drejtuesve të BKS-së? 08.01.2026 | 04:23
Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ndërmarr një aksion të madh ndaj ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare e Sigurimeve. Nga aksioni që ka filluar në orët e mëngjesit janë arrestuar disa persona. Në mesin e të arrestuarve figurojnë ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.
 
Mediat kanë raportuar se Berisha dhe Mazreku kishin përfituar jashtëligjshëm para nga Byroja e Sigurimeve duke shfrytëzuar detyrat e tyre dhe duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.
 
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë disa detaje të aksionit të sotshëm ndaj ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
 
Ai ka bërë me dije se aksioni është shumë i gjerë
.
Në një prononcim për media, Kryeziu ka thënë se target kanë mbi 40 persona.
 
“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona“, ka thënë Kryeziu.
 
Edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve ka reaguar pas aksionit të sotshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ku janë arrestuar dy ish-drejtues të saj.
 
Përmes një njoftimi për media, BKS ka bërë me dije se hetimet janë iniciuar nga vet ky institucion.
 
“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, është thënë në njoftim.
 
Byroja Kosovare e Sigurimeve ka bërë me dije se ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë në mënyrë të plotë dhe aktive me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
 
“Theksojmë se BKS mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, parandalimin e keqpërdorimeve dhe garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve financiare, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Byroja Kosovare e Sigurimeve rithekson se respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe beson se organet e drejtësisë do ta zbardhin plotësisht këtë rast, duke vepruar në përputhje me ligjin”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.
 
“Byroja Kosovare e Sigurimeve shpreh falënderim dhe vlerësim të veçantë për Prokuroritë kompetente dhe Policinë e Kosovës, për angazhimin profesional, veprimet e shpejta dhe bashkëpunimin korrekt institucional në trajtimin e këtij rasti. Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e keqpërdorimeve dhe mbrojtjen e interesit publik”, është thënë në njoftim.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.