KFOR: Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veri
KFOR: Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veri 28.03.2024 | 15:04
Në një përgjigje me shkrim KFOR-i, tha se nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
 
”Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është një ent i veçantë nga KFOR-i – vazhdon mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimit, në përputhje me emergjencën civile origjinale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
 
KFOR ndër tjera ka shtuar se çdo dislokim i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe për këtë kërkon respektimin nga institucionet e Kosovës.”Ne mirëpresim institucionet në Kosovë për respektimin e vazhdueshëm të këtij angazhimi. Ne presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në pgjigjen e KFOR-it.
 
Tutje KFOR ka thënë se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, EULEX-in, OKB-në, OSBE-në dhe trupin diplomatik.Të kundërtën e kësaj që KFOR-i tha në RTV21 Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se ushtarët tanë kanë qenë nër veri të vendit për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur.
 
”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër tjera Syla./Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.