KQZ gati për balotazhin në 18 komuna
KQZ gati për balotazhin në 18 komuna 06.11.2025 | 03:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë në fazën përmbyllëse të procesit përgatitor, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit.
 
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të enjten për RTKLive se të shtunën fletëvotimet do të shpërndahen për në komunat ku mbahet ky raund zgjedhjesh.
 
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 9 nëntor.
 
Aktivitetet po zhvillohen sipas planit dhe para ditës së zgjedhjeve, të shtunën, do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha komunat ku do të votohet, përfshirë edhe fletëvotimet dhe pajisjet tjera të nevojshme për procesin e votimit”, tha Elezi.
 
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna.
 
Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
 
Po sipas KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.