Komandanti i Gardës së Iowa-s, pritet me nderime të larta ushtarake
Komandanti i Gardës së Iowa-s, pritet me nderime të larta ushtarake 24.01.2023 | 04:06
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM-së dhe FSK-së, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirëse, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.
 
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ministri Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar, e cila iu dha në vlerësim të shërbimit të tij shembullor dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas.
 
“Ndërsa, për angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, për kohën sa ka shërbyer si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, në mbështetjen e FSK-së në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, veçanërisht në ndërveprimin mes Ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së, edhe për operacionet në misionet paqeruajtëse,  Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Corell Medaljen për Shërbim Vetëmohues”, thuhet në komunikatë.
 
Tutje vazhdon komunikata se në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari falënderuan Gjeneralin Corell për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar se progresi dhe të arriturat e deritashme janë gjithashtu edhe si rezultat i përpjekjeve dhe punës së tij me përkushtim të lartë. 
 
Nga ana e tij, Gjeneral Corell, falënderoi për nderimet, respektin dhe pritjen e ngrohtë  e miqësore, duke theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mes dy shteteve dhe forcave tona, të vazhdojnë edhe në të ardhmen me pasuesin e tij. 
 
Ndër të tjera, Gjeneral Corell shprehu përshtypjet e larta të tij për nivelin e zhvillimit dhe avancimit të MM-së dhe FSK-së, si forcë profesionale dhe partner dinjitoz i Gardës Kombëtare të Iowa-s.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.