LDK e vendosur: Nuk marrim pjesë në seancën e zgjedhjes së Presidentit pa marrëveshje politike!
LDK e vendosur: Nuk marrim pjesë në seancën e zgjedhjes së Presidentit pa marrëveshje politike! 03.03.2026 | 15:39
Sot është mbajtur takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për çështjen e presidentit.
 
Sipas burimeve të Gazeta Blic, në këtë takim, që ishte i treti me radhë, Kurti nuk ka përmendur asnjë emër konkret për postin e Presidentit.
 
Po ashtu nga të njëjtat burime mësohet se ai sërish nuk e ka përmendur presidenten aktuale, Vjosa Osmani.Burimet bëjnë të ditur se Kurti ka diskutuar për skenarë të mundshëm lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, përfshirë edhe opsionin që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë dy kandidatë për këtë post.
 
Megjithatë, për këta skenarë nuk është arritur ndonjë pajtim apo aprovim nga ana e LDK-së.Të njëjtat burime konfirmojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet të qëndrojë në sallë nëse nuk ka një marrëveshje politike për çështjen e Presidentit
 
“Gazeta Blic” po ashtu merr vesh se se Lëvizja Vetëvendosje ka shumë gjasa që të shkojë me emrin e Glauk Konjufcës, që mban aktualisht postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zv/Kryeministër megjithëse deri tani nuk ka asgjë zyrtare dhe konkrete nga ky subjekt politik.Takimi Abdixhiku-Kurti edhe sot përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe emër të përveçëm.
 
Nesër me 4 mars është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe takimet ndërmjet Kurtit dhe akterëve kryesorë politikë në vend janë intensifikuar megjithëse deri tani pa një marrëveshje apo rezultat konkret./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.