Raporti i Komisionit Evropian konstaton shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe pasivizim të adresave në Luginën e Preshevës
Raporti i Komisionit Evropian konstaton shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe pasivizim të adresave në Luginën e Preshevës 07.11.2025 | 15:27
Raporti i Progresit për Serbinë i Komisionit Evropian, ka konstatuar shkelje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje.Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, vitet e fundit, në vazhdimësi, kanë denoncuar atë që e cilësojnë si pasivizim i adresave, që nënkupton një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.
 
Korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave në Serbi mbetet e paplotë, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Këtë ka nënvizuar raporti i progresit për Serbinë, duke pasqyruar përmes pasivizimit të adresave, një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.Ardita Sinani theksoi se “Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025 po tregojnë qartë që shqiptarët e Luginës po vazhdojnë të përballen me pasivizim të adresave, me mospërfaqësim në institucione dhe mospërfshirje të barabarte në çdo sferë të jetës” .
 
Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ende nuk ka prodhuar rezultatet e duhura, nënvizon raporti në fjalë, duke potencuar se pakicat kombëtare vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe në polici.“Një shtet që po mohon qytetarët e vet nuk mund të jetë pjesë e një Evrope që ndërtohet mbi demokracine dhe barazinë andaj në shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po kërkojmë privilegje, shtoi Sinani.
 
Çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023. Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Kjo do të duhej të alarmonte faktorin ndërkombëtar, ndaj është shumë e rëndësishme që më në fund BE-ja ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit të adresave.
 
Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje. Në raportet ndërkombëtare, Lugina, që ngërthen në vetvete Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, konsiderohet tërësisht e izoluar, dhe sipas raportit, merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.