Rezoluta e PE’së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi kusht që dy vendet të ecin përpara
Rezoluta e PE’së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi kusht që dy vendet të ecin përpara 12.03.2026 | 02:57
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të mërkurën në lidhje me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
 
Teksti i miratuar, mes tjerash, përmend edhe avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane e cila, sipas Rezolutës, kontribuon në stabilitetin rajonal.
 
Rezoluta nënvizon rëndësinë e Dialogut Kosovë-Serbi, i cili thotë se është thelbësor për të dyja vendet “që të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane dhe do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”.
 
Po ashtu, Rezoluta përgëzon Shqipërinë dhe Malin e Zi për progresin e tyre të rëndësishëm, “duke vënë në dukje ambiciet e tyre për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe në fund të vitit 2027 përkatësisht”.
 
Teksti i miratuar “u bën thirrje institucioneve të BE-së, veçanërisht Këshillit, që t’i përgjigjen kësaj ambicieje, të heqin pengesat nga ana e BE-së dhe kështu të rrisin besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e procesit, duke respektuar plotësisht parimin e ‘bazuar rreptësisht në meritë’”.
 
Rezoluta e miratuar në seancën e sotme të Parlamentit Evropian nënvizon edhe rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në përputhje me kornizën negociuese të BE-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.