Shifrat e KQZ-së: Ja sa para shpenzuan partitë politike në tre muajt e fundit
Shifrat e KQZ-së: Ja sa para shpenzuan partitë politike në tre muajt e fundit 18.07.2025 | 03:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar për tremujorin e dytë të vitit 2025, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, ku Lëvizja Vetëvendosje del partia që ka shpenzuar më së shumti, me një shumë që kap vlerën 498,800 euro e 63 centë për periudhën prill-qershor.
 
Sipas raportit, vetëm për paga kjo parti ka shpenzuar 237,650 euro e 30 centë, ndërsa 63,939 euro e 76 centë janë shpenzuar për qira të ndërtesave.
Pjesë e listës së shpenzimeve janë edhe drekat zyrtare, për të cilat LVV ka harxhuar 49,220 euro.
 
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230,211 euro e 63 centë për periudhën prill-qershor 2025.
 
Për paga janë ndarë 109,708 euro e 55 centë, ndërsa për shërbime tjera kontraktuese kjo parti ka shpenzuar 15,991 euro e 40 centë.
 
Një shumë e konsiderueshme prej 48,438 eurosh është shpenzuar për informim publik, duke qenë ndër partitë me më shumë shpenzime në këtë kategori.
 
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 263,753 euro e 56 centë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas raportit financiar të publikuar nga KQZ.
 
Pjesa më e madhe e buxhetit të partisë është shpenzuar për paga – plot 153,456 euro e 91 centë.
 
Ndërkohë, 84,017 euro e 22 centë janë harxhuar për “shërbime të tjera kontraktuese”, kurse për dreka zyrtare, PDK ka shpenzuar 4,049 euro e 28 centë.
 
Derisa, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pasur shpenzime relativisht më të ulëta krahasuar me partitë tjera, por në tremujorin prill-qershor ka bërë një blerje të madhe.
 
Sipas KQZ-së, AAK ka shpenzuar 54,684 euro e 35 centë, nga të cilat vetëm 10,961 euro e 48 centë janë për paga, ndërsa 3,000 euro për qira.
 
Ajo që bie në sy është blerja e objektit të zyreve, për të cilën kjo parti ka shpenzuar 30,000 euro.
 
Ndërkohë, për shërbime të tjera kontraktuese, janë shpenzuar 4,720 euro.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.