Bajrami: Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, faleminderit gazetarëve që punojnë në kushte jo të lehta vetëm për ta thënë të vërtetën
Bajrami: Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, faleminderit gazetarëve që punojnë në kushte jo të lehta vetëm për ta thënë të vërtetën 03.05.2026 | 12:00
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka falënderuar gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
 
Ajo shkroi në Facebook se falë punës së gazetarëve, “shumë skandale janë bërë publike”.
 
“Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit! Sot dua t’i falënderoj të gjithë gazetarët që punojnë në kushte jo të lehta, shpesh nën presion, kërcënime e sulme, vetëm pse zgjedhin ta thonë të vërtetën. Falë punës suaj, shumë skandale janë bërë publike. Falë guximit tuaj edhe puna jonë si opozitë është bërë me e lehtë, transparenca detyrimisht është rritur dhe shumë skandale e keqpërdorime sot janë subjekt i organeve të drejtësisë”, shkroi ajo.
 
Bajrami thotë se “është evidente se pa liri të mediave s’ka demokraci”.
 
“Një shoqëri pa media të lira është shoqëri pa sy, pa veshë dhe pa mbrojtje ndaj pushtetit. Prandaj, mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend. E vërteta është më e rëndesishmja, le të jetë mision i secilit. Ne politikanët votohemi për të udhëhequr, jo për të sunduar.
 
Respekt për secilin gazetar që çdo ditë zgjedh të qëndrojë në anën e së vërtetës”, shkroi ajo.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.