Rutte, Macron dhe von der Leyen: Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj
Rutte, Macron dhe von der Leyen: Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj 04.05.2026 | 02:39
Mark Rutte, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen kanë reaguar ndaj vendimit të SHBA-së për të tërhequr trupat nga Evropa, duke theksuar nevojën që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, shkruan DW.
 
Rutte tha se Evropa e ka kuptuar qartë mesazhin nga Uashingtoni dhe po rrit rolin e saj në NATO, duke pranuar edhe zhgënjimin amerikan për qëndrimet e disa vendeve evropiane. Sipas tij, Evropa po “forcon rolin e saj dhe NATO-n”.
 
Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se Evropa duhet të mësojë të mos varet nga SHBA për mbrojtje dhe të ndërtojë zgjidhje të përbashkëta të sigurisë, duke rritur shpenzimet ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse.
 
Ndërsa Ursula von der Leyen deklaroi se BE duhet të forcojë aftësitë e saj ushtarake për të qenë në gjendje të mbrojë veten në mënyrë të pavarur.
 
Nga ana tjetër, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e quajti vendimin e Donald Trump një “surprizë”, por tha se diskutime për reduktimin e trupave amerikane në Evropë kanë ekzistuar prej kohësh.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.