Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim.
Marrëveshja është nënshkruar nga takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips.
Sipas komunikatës së FSK-së, marrëveshja mundëson shkëmbim të informacinëve të sigurta.“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK. Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.