Selia e Shenjtë: ka shtete që shpenzojnë më shumë për borxhe sesa për shëndetësi dhe arsim
Selia e Shenjtë: ka shtete që shpenzojnë më shumë për borxhe sesa për shëndetësi dhe arsim 13.05.2025 | 04:00
Në fjalimin e tij në sesionin e 26-të të Grupit të Punës për të Drejtën e Zhvillimit, Kryeipeshkvi Balestrero, Vëzhgues i Vatikanit pranë OKB-së në Gjenevë, nënvizoi se si "barrat e padrejta financiare" përfaqësojnë një shkelje të "dinjitetit" njerëzor dhe një "thyerje" në ekuilibrat globalë: sistemet ekonomike duhet të ndërtohen "për t'u shërbyer njerëzve, jo anasjelltas".
“Barra e padrejtë financiare” është një simptomë e “thyerjeve” të mëdha në sistemet globale, të cilat përfundojnë duke “shkelur dinjitetin e personit njerëzor”. Riafirmimi i parimit të anulimit të borxhit do të thotë propozimi i një zgjidhjeje për një krizë që përfshin drejtpërdrejt “zhvillimin” e vendeve përkatëse dhe ripërtëritjen e angazhimeve globale në favor të “drejtësisë” dhe “solidaritetit”. Kështu u shpreh Kryeipeshkvi Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, gjatë fjalimit të tij dje, më 12 maj, në sesionin e 26-të të Grupit të Punës për të Drejtën e Zhvillimit, me rastin e një dialogu interaktiv me temë “Kriza e Borxhit dhe e Drejta e Zhvillimit”. Numrat e krizës
 
Prelati kujtoi kujtoi se si ky diskutim përkon me një Vit të Shenjtë, duke nënvizuar se si Jubileu përfaqëson një rast të veçantë për të rishqyrtuar çështjen e borxhit ndërkombëtar, "i cili kërcënon seriozisht të ardhmen e shumë kombeve, veçanërisht atyre më të varfra". Një “krizë” që mbetet e lidhur ngushtë me zhvillimin e këtyre vendeve, borxhi i jashtëm i të cilave, vuri në dukje përfaqësuesi i Vatikanit, “është katërfishuar në dy dekada, duke arritur shifrën rekord prej 11.4 trilionë dollarësh në vitin 2023, pothuajse ekuivalente me 99% të të ardhurave të tyre nga eksporti”, dhe kjo duke marrë parasysh se aktualisht 3.3 miliardë njerëz jetojnë në shtete “që shpenzojnë më shumë për interesat e borxhit sesa për shëndetësinë ose arsimin”.
 
Ekonomia në shërbim të njerëzve
 
Qëndrimi i Selisë së Shenjtë konfigurohet si një “thirrje për veprim”, për t’u përballur me një krizë që kërcënon një “këputje më të thellë në angazhimet globale për drejtësi dhe solidaritet”. Parimet udhëzuese për orientimin e këtyre çështjeve duhet të bazohen në dinjitetin njerëzor dhe të mirën e përbashkët. “Sistemet ekonomike duhet të jenë në shërbim të njerëzve, jo anasjelltas”, saktësoi Imzot Balestrero. Është gjithashtu thelbësore që kreditë dhe huamarrjet të jenë në përputhje me kriteret e "përgjegjësisë". Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë kujtoi edhe fjalët e Papa Françeskut të përfshira në enciklikën e tij Laudato si’: borxhi i jashtëm i vendeve të varfra nuk duhet të bëhet kurrë një “instrument kontrolli”. Jo më pak e rëndësishme, përfundoi Imzot Balestrero, është respekti për “drejtësinë” dhe nevoja për të përshtatur çdo masë në kontekstin e “solidaritetit global” autentik./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.