Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se me nismën legjislative që ka filluar IKD-ja për plotësim/ndryshimin e Kodit Penal, propozohet që përdorimi i parasë publike për pëfitim elektoral, të sanksionohet si vepër penale.
Përmes kësaj nisme, IKD synon: të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.
Në nisje të mbledhje së nënshkrimeve për këtë nismë legjislative, Jakaj tha se në dy palë zgjedhjet e fundit kemi parë vendime për ndarjen e mjeteve publike vetëm pak ditë para votimit.
Andja, Jakaj tha se paraja publike duhet të përdoret për interes publik e jo për interesa partiake apo elektorale.
“Këto veprime, me të drejtë ngrisin dyshime dhe debat publik nëse buxheti i shtetit po përdoret për politika sociale apo për përfitim elektoral.
Demokracia nuk duhet të lërë hapësirë për dyshime të tilla. Paraja publike është e qytetarëve, ajo duhet të përdoret për interes publik, jo për interesa partiake apo elektorale”, theksoi ai.
Andaj, për këtë arsye, hulumtuesi tha se IKD propozon që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të sanksionohet si vepër penale. /BetimipërDrejtësi