KDI: Kryeministri dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formalisht
KDI: Kryeministri dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formalisht 17.04.2025 | 15:32
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim të thellë për dështimin e përsëritur të Kuvendit për të miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, një ndër hapat e domosdoshëm drejt konstituimit të Kuvendit dhe fillimin e punës së legjislaturës së re.
 
KDI thekson se 'mosdorëheqja formale e kryeministrit dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë, përveçse shkelje e qartë e parimeve të ndarjes së pushteteve, po pamundëson votimin e raportit, duke cenuar drejtpërdrejt funksionalitetin institucional të Kuvendit', thuhet në reagimin e kësaj organizate.
 
Sipas reagimit, KDI rikujton se sipas legjislacionit në fuqi, anëtarët e ekzekutivit duhet të japin dorëheqje, madje qysh para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
 
"Po ashtu, edhe dispozitat kushtetuese ndalojnë ushtrimin e funksioneve të papajtueshme me mandatin e deputetit. Mosrespektimi i këtyre dispozitave nuk është çështje teknike apo e interpretimeve procedurale – por një shkelje e qartë e normave që rregullojnë ushtrimin e funksioneve publike në një rend demokratik", thuhet tutje në reagim.
 
Gjithashtu, KDI vlerëson se mbyllja e sotme e seancës konstituive nga ana e Kryesuesit të saj, deputetit Avni Dehari, përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare, pasi ajo u ndërpre pa u realizuar votimi për raportin nga Komisioni i Përkohshëm dhe pa u konsumuar asnjë nga pikat e rendit të ditës.
 
"Një veprim i tillë, që anashkalon procedurat pa vendim formal të Kuvendit, cenon seriozisht legjitimitetin e procesit dhe i shton më tej paqartësitë rreth funksionimit të seancës", thekson KDI.
 
Sipas KDI-së, fakti që Kuvendi nuk po arrin të verifikojë mandatet për shkak të këtij ngërçi të krijuar nga mungesa e dorëheqjeve formale tregon për një mungesë të vullnetit për të respektuar ligjin dhe për të lejuar funksionimin normal të institucioneve.
 
"Ky veprim, apo më saktë mosveprim, nga ana e anëtarëve të Qeverisë në detyrë, po e kthen një procedurë standarde dhe të thjeshtë – në një krizë të panevojshme politike dhe institucionale", thekson KDI.
 
KDI u bën thirrje kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate si deputetë që të respektojnë detyrimin e qartë ligjor për dorëheqje formale nga pozitat ekzekutive, në mënyrë që të mundësohet përfundimi i seancës konstituive të Kuvendit.
 
"Institucionet nuk mund të konstituohen duke anashkaluar ligjin. Çdo zvarritje e mëtejshme është papërgjegjësi politike dhe cenon besimin e qytetarëve në procesin demokratik", thuhet në reagimin e KDI-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.