Konjufca pas mandatimit: Kosova mund t’i ketë 5 palë zgjedhje brenda një viti, kostoja diku 40 milionë euro
Konjufca pas mandatimit: Kosova mund t’i ketë 5 palë zgjedhje brenda një viti, kostoja diku 40 milionë euro 04.11.2025 | 03:10
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar për media pasi LVV e nomioni për kryeministër në mandatin e dytë për krijimin e qeverisë.
 
Ai ka kërkuar që të krijohet qeveria e re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme si dhe që të miratohet buxheti i shtetit për vitin 2026, shkruan Arbresh.info.
 
“Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është në të mirën e Kosovës dhe pikërisht për këtë LVV më propozoj për mandatar sot”, deklaroi Konjufca.
 
Tutje, Konjufca shtoi se ekziston mundësia që brenda një viti Kosova t’i ketë 5 parë zgjedhje, e që sipas tij arrin një kosto prej 40 milionë euro
“Nëse kjo nuk shmanget, atëherë Kosova mund ti ketë 5 parë zgjedhje brenda një viti. Është shumë e lodhshme për qytetarët e Kosovës, edhe kostoja është diku 40 milionë euro, prej xhapev të juj keni me i pagu, kështu që për me i shmang këto është interes publik, sepse kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është i sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me sukses me e zgjidh çështjen e presidentit”, deklaroi Konjufca para mediave.
Se a do ta votoj opozita atë për kryeministër, Konjufca u shpreh se beson se fuqitë opozitare do të reflektojnë./Arbresh.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.