Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet
Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet 15.10.2026 | 14:46
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.
 
Përmes një njoftimi, Konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.
 
Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen përmes burimeve zyrtare, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre.
 
Për rastet emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën në numrin e telefonit +90 531 105 63 91.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.