Lidhja e Bizneseve kërkon reagim për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga breshëri
Lidhja e Bizneseve kërkon reagim për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga breshëri 22.07.2026 | 14:29
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për dëmet e mëdha të shkaktuara në sektorin e bujqësisë si pasojë e reshjeve të breshërit në disa zona të vendit, duke prekur rëndë fermerët, prodhuesit vendorë dhe ekonominë familjare të shumë qytetarëve.
 
Në reagimin e tyre theksohet se ‘Bujqësia është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe çdo dëm i shkaktuar në këtë sektor kërkon reagim të shpejtë dhe konkret nga institucionet’.
 
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga kryetarët e komunave dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të angazhohen në terren për vlerësimin e dëmeve, të krijojnë komisione profesionale për evidentimin e pasojave dhe të ndërmarrin masa konkrete për mbështetjen financiare të fermerëve të prekur” thuhet në komunikatën e tyre.
 
Lidhja e Bizneseve të Kosovës thekson se në këto momente, fermerët nuk kanë nevojë për deklarata politike, fotografi në terren apo garë mediatike se kush po shfaqet më shumë para kamerave por se ata kanë nevojë për mbështetje reale, kompensim të dëmeve dhe veprime konkrete institucionale.
 
Institucionet duhet të tregojnë përgjegjësi duke i ndarë mjetet e nevojshme dhe duke u dalë në ndihmë atyre që kanë humbur mundin dhe investimet e tyre të një viti të tërë.
 
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe kërkon që mbështetja ndaj bujqësisë të mos mbetet vetëm në deklarata, por të shndërrohet në veprime konkrete.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.