Miftaraj: Aktgjykimi i Kushtetueses e bën të qartë se ushtruesi i detyrës nuk gëzon privilegjet e bartësit të rregullt të funksionit
Miftaraj: Aktgjykimi i Kushtetueses e bën të qartë se ushtruesi i detyrës nuk gëzon privilegjet e bartësit të rregullt të funksionit 09.07.2026 | 02:59
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka deklaruar se, bazuar në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për rastin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, një ushtrues detyre nuk fiton statusin juridik të bartësit të rregullt të funksionit, raporton GazetaBlic.
 
Sipas tij, kjo nënkupton se ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit nuk mund të kërkojë përfitime financiare dhe privilegje që ligji ua njeh vetëm zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar në mënyrë të rregullt.
 
E plotë:Gjykata Kushtetuese, në rastin e UD se Kryeprokurorit te Shtetit, ka vendosur një standard të qartë kushtetues: ushtruesi i detyrës (U.D.) nuk e fiton statusin juridik të bartësit të rregullt të funksionit.
 
Sipas Aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, ushtrimi i detyrës, edhe nëse zgjat më shumë se gjashtë muaj, nuk krijon automatikisht të drejtën për privilegjet që ligji ua njeh vetëm personave të zgjedhur ose të emëruar në atë funksion.
 
Sipas ligjit e drejta për përfitime financiare pas perfundimit te mandatit ku hyn edhe kompensimi në vlerë prej 70% të pagës gjatë tërë jetes, shoferi, asistenti apo privilegje të tjera nuk është e përgjithshme.Ajo u takon vetëm pozitave që ligji i përcakton shprehimisht dhe vetëm kur plotësohen kushtet ligjore. Për rrjedhojë, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit nuk mund t’i kërkojë këto përfitime vetëm për faktin se e ka ushtruar përkohësisht atë funksion si U.D.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.