Ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike, BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen Traktatit të Komunitetit të Energjisë
Ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike, BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen Traktatit të Komunitetit të Energjisë 26.11.2026 | 03:03
Në fillim të javës së kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe, për shkak të, siç u tha, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim për pothuajse shtatë vjet.
 
Bashkimi Europian pret që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen zotimeve sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
 
“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia të veprojnë në përputhje me rregullat në fuqi dhe zotimet ekzistuese sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përfshirë ato që lidhen me tregtimin e energjisë elektrike dhe alokimin e kapaciteteve ndërkufitare”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.
 
Zëdhënësi tha se “Serbia ende duhet ta adresojë Vendimin 2025/02/MC të Komunitetit të Energjisë dhe t’i korrigjojë çështjet që lidhen me alokimin e kapaciteteve në kufirin e zonës së ofertimit me Kosovën”.
 
“Sigurimi i respektimit të këtyre rregullave është në interes të pjesëmarrësve të tregut, sistemeve energjetike të rajonit dhe, në fund të fundit, konsumatorëve fundorë të energjisë”, thuhet në përgjigje.
 
BE-ja tha se do të vazhdojë ta “lehtësojë bashkëpunimin në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal dhe në pajtim me Traktatin e Komunitetit të Energjisë”.
 
“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, është kusht që si Kosova, ashtu edhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse europiane”, kujton BE-ja në fund të përgjigjes.
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe vjen meqenëse Serbia nuk e ka zbatuar kërkesën e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë për t’i zhbllokuar dy linjat e interkoneksionit ndërkufitar, prej 400 kilovatësh, më 1 korrik.
 
Ai ka thënë se Kosova po vendoste kundërmasa ndaj Serbisë, që përfshijnë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, qoftë drejtpërdrejt apo përmes transitit, ose rishitjes.
 
Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se cilat kompani serbe mund të jenë duke bërë tregti me energjinë elektrike në Kosovë.
 
Nga fillimi i këtij viti e deri në tetor, vlera e importit të energjisë elektrike ka arritur në 205 milionë euro, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.