Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK’së
Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK’së 22.09.2026 | 03:03
Pas dënimit në shkallën e parë, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
 
Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit. Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për të njoftuar gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen.
 
Mbrojtja ka bërë të ditur se verdikti përmban disa pika që do të kundërshtohen në Apel, veçanërisht ato që lidhen me përgjegjësinë për vrasjet dhe ndalimet e paligjshme, në rrethana kur ndërhyn një palë e tretë, në këtë rast NATO.
 
Ndërkohë, avokati i viktimave ka afat deri më 14 tetor për të paraqitur prova lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa Prokuroria ka afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar shkresat e saj.
 
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili monitoron gjykimet për krime lufte, ka thënë për Radio Kosovën se procesi i apelimit përfshin disa etapa dhe pritet të zgjasë disa muaj, nga dorëzimi i njoftimit për ankimim deri te vendimi përfundimtar.
 
Sipas tij, rregullorja e procedurës dhe provave parasheh disa afate për njoftimet, përgjigjet ndaj ankesave, paraqitjen e ankesave dhe caktimin e seancës në gjykatën e shkallës së dytë, raporton rtk.
 
Ndërkohë, në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend një projekt-nismë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se synon më shumë llogaridhënie dhe transparencë të kësaj gjykate, e cila është e zhvendosur në Holandë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.