Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë
Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë 11.12.2025 | 03:18
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë të ditur se gjatë vizitave të kryera në disa objekte të Policisë së Kosovës, Kryetari i OAK-së Besnik R. Berisha dhe Nënkryetari Naim Rudari kanë hasur pajisje që ngjasojnë me kamera artizanale në hapësirat ku mbahen intervistat dhe konsultat konfidenciale mes avokatëve dhe palëve.
 
Sipas OAK-së, prania e këtyre pajisjeve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, që janë parimore për ushtrimin e profesionit të avokatit. Menjëherë pas konstatimit, Oda ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.
 
Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:
 
Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;
Nuk përfaqësojnë pajisje të fshehta apo ilegale dhe nuk menaxhohen nga stafi hetues;
Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;
Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.
 
Megjithatë, sipas OAK-së, fakti që pajisjet ngjasojnë me kamera të improvizuara, nuk kanë shenja identifikuese dhe nuk janë të sinjalizuara teknikisht, krijon pasiguri të justifikuar te avokatët dhe cenon standardet e konfidencialitetit të garantuara me ligj.
 
Për këtë arsye, Oda u bën thirrje të gjithë avokatëve të jenë vigjilentë dhe të shmangin zhvillimin e konsultave konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim për sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht sqarimeve të Policisë.
 
Oda e Avokatëve të Kosovës rithekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e standardeve profesionale, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimin e kushteve të sigurta e të pandikuara të konfidencialitetit në të gjitha objektet ku zhvillohen intervistime.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.